Politika

PD denoncon arbitraritetin e INUK, që solli katastrofën e Ksamilit

39769034Partia Demokratike doli të enjten në një deklaratë për mediat për të denoncuar INUK për veprime të dhunshme në nisjen e sezionit turistik, duke sjellë si argument prishjen e një ndertimi prej druri në ishullin e Ksamili, ku sipas saj, pasi e shembën i vunë zjarrin dhe e dogjën, duke sjellë dëme në bimësi në bregdetin e Jonit.

Koordinatori për ndihmë ligjore në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, vizitoi zonën dhe dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe të turistëve të huaj.

Salianji  u shpreh se “me një buton eksplozivi qeveria rrafshoi perlën e Jonit. Me një buton eksplozivi qeveria e fshiu nga harta turistike ishullin e Ksamilit. Kjo ndërhyrje ka sjellë pasoja të pariparueshme dhe katastrofike jo vetëm për zhvillimin dhe banorët e Ksamilit, por për të gjithë turistët vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur si denstinacionin e tyre turistik brigjet e bukura dhe ishujt e Ksamilit”.

“Me dashje dhe papërgjegjshmëri absolute, autoritetet e qeverisë kanë bërë një ndërhyrje të panevojshme në një strukturë druri heltësisht të çmontueshme, duke i vënë zjarrin të gjithë ishullit. Pamjet flasin vetë. Jo vetëm kanë shkaktuar një dëm të madh në ishull, por nuk kanë marrë asnjë masë për të vënë sado pak në vend rrëmujën e shkaktuar nga vetë ata. Kjo sjellje është një prej akteve arbitrare, të paligjshme dhe të papërgjegjshme, që Partia Demokratike i denoncon si akte të autoriteteve që e ndiejnë veten mbi ligjin dhe mbi qytetarët”, pohoi Salianji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button