Politika
PD dorëzon në Kuvend pr/ligjin për dekriminalizimin
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dorëzuar këtë të shtunë në Kuvend projektligjin e opozitës për dekriminalizimin e politikës.
“PD dorëzoi sot në Kuvend projektligjin për dekriminalizimin e politikës, i cili përmban ndryshime tranzitore në Kodin Zgjedhor. Nuk duhet të ketë më elementë të inkriminuar në politikën shqiptare”, ka deklaruar Bylykbashi.
Deputeti demokrat ka bërë me dije se, pr/ligji është bazuar në ekspertizat më të mira ndërkombëtare dhe përfshin kryesisht veprat kriminale të lidhura me terrorizmin dhe krimin e organizuar.
“I bëjmë thirrje mazhorancës që të mos e pengojë këtë projektligj, pasi duhet miratuar sa më shpejt”, ka vijuar Bylykbashi.