Politika

PD-Duma: EAG kapet në shkelje flagrante, miliona nga agjencia e Veliajt pa procedurë

-Partia Demokratike ka denoncuar sot rastin korruptiv të agjencisë EAG, e cila sipas saj, mori miliona leke nga Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, për një produkt që ishte prodhuar tashmë.

Grida_Duma18dhjetorSekretarja për Marredhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, në një deklaratë për mediat u shpreh se “Kompania e sapolindur EAG, e krijuar, e rritur dhe e pasuruar me këtë qeveri nga taksat e publikut, është kapur në flagrancë në shkelje të hapur të ligjit, në shkelje të barazisë në tendera”.

Duma shpjegoi se “në maj të 2014 Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, që varet nga ministri Veliaj, ka vendosur të bëjë një prokurim i cili duhej sajuar me çfarëdo mjeti, mjaft që paratë t’i shkonin EAG. Që paratë t’i shkonin kompanisë ndërsa nuk gjendej se çfarë do të mund të justifikonte transfertën e shumës dhe u shpik që një nga shërbimet të ishte prodhimi i logos së re të faqes online të Agjencisë. Por, fakti është se logoja e re e Agjencisë dhe web-i, ishin të prodhuara muaj më parë”, tha ajo.

“Ky është një rast skandaloz i korrupsionit të pastër dhe në këtë mënyrë, me këtë skemë të pastër korrupsioni, EAG ka marrë deri tani nga dhjetra zyra qeveritare, 520 milionë lekë”, tha Duma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button