☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.90 ▲1.22%
ARI 4,680 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,851 ▲ +3.3% ETH $2,148 ▲ +3.81% XRP $1.3414 ▲ +2.87% SOL $81.9600 ▲ +2.28%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.90 ▲1.22 % ARI 4,680 ▲0 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.90 ▲1.22 % ARI 4,680 ▲0 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

PD: Hetimi i KLD-së, pengmarrje e drejtësisë

Eduard_Halimi12tetorPër Partinë Demokratike, komisioni hetimor për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është hapi final i mazhorancës për të marrë nën kontroll politik insitucionin më të lartë të qeverisjes së gjyqësorit.

Ky hap, sipas opozitës, u paralajmërua nga ndryshimet e njëanshme të ligjit për KLD-në pak kohë më parë dhe vjen në kundërshtim me kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë për një reformë gjithëpërfshirëse.

“Hipokrizia e Ramës dhe Metës në lidhje me drejtësinë sot ka dalë në dritë të diellit për çdo shqiptar dhe çdo partner. Gjyqi politik i stilit komunist që iu rezervua anëtarëve të KLD-së në sallën e Kuvendit nga Edi Rama është një goditje e rëndë që i bëhet frymës së konsensusit dhe gjithëpërfshirjes së tryezës së 6 tetorit, të organizuar nga Presidenti i Republikës në prani të faktorit politik dhe ekspertizës ndërkombëtare. Është një goditje që i bëhet reformës që duhet të nisë në drejtësi këtë vjeshtë përsa i përket ruajtjes së pavarësisë së sistemit, gjithëpërfshirjes dhe konsensusit me të cilin është e lidhur ngushtë jetëgjatësia e reformave. Një goditje që i bëhet Kushtetutës duke kërkuar të ndërpresë mandate kushtuteese të një institucioni të pavarur”, tha në një deklaratë për mediat deputeti Eduart Halimi.

Për të gjitha këto arsye, opozita ka bërë dy kërkesa direkte: një për partnerët ndërkombëtarë, tjetrën për qeverinë.

“Partia Demokratike i bën thirrje dhe i kërkon publikisht gjithë faktorit ndërkombëtar dhe në veçanti partnerëve ndërkombëtarë që asistojnë në drejtësi, të monitorojnë procesin dhe të shprehin hapur qëndrimin e tyre në favor të parimeve europiane për një sistem drejtësie të pavarur dhe ruajtjen e parimit ‘check and balance’. Njëkohësisht, Partia Demokratike i bën thirrje mazhorancës të ndalojë menjëherë zbatimin e skenarit të Ramës dhe Metës për të zëvëndësuar anëtarët e KLD-së dhe se vijimi i kësaj rruge të nisur prej tyre do të thellonte akoma më shumë krizën politike që ka mbërthyer vendin, duke lënë në udhëkryq demokracinë dhe reformat e integrimit europian të cilat kërkohen për hapjen e negociatve me Bashkim Europian”, tha Halimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.