Politika

PD: Ligji për pronën skandaloz, çmimin e tokës e vendos shteti

Partia Demokratike ka reaguar për reformën e kthimit dhe të kompensimit të pronave të paraqitur nga qeveria.

Në një deklaratë për mediet, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka thënë se ligji parashikon që çmimin e tokës ta vendosë shteti, duke e akuzuar kryeministrin Rama si feudalin më të madh të vendit.

“Projektligji i qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronave është pak ta quash skandaloz, – tha Tabaku, – sepse ligji i ri parashikon që çmimin e tokës ta vendosë shteti. Ligji do të prekë edhe ata pronarë që kanë marrë kompensim për sipërfaqe toke dhe do të favorizojë ata persona që janë afër pushtetit”

“Sipas këtij ligji, prona zhvlerësohet dhe pronarët duhet t’i kthejnë qeverisë pronën e kompensuar, – vazhdoi Tabaku. – Agjencia e pronave është bërë si agjenci burokratësh, siç bënte dikur dega e brendshme. Rama është kthyer në feudalin më të madh vendit, që e bën të shpërndajë certifikata si të dojë. Partia Demokratike nuk do ta kalojë këtë ligj në parlament, sepse ai dënon pronarët e vërtetë”, – tha mes të tjerash Tabaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button