Politika
PD: Maxhoranca në panik nga protesta e opozitës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani deklaroi të mërkurën se maxhoranca është në panik nga protesta e ditës së enjte, e thirrur nga opozita.
Në emër të Partisë Demokratike Ristani i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të përmbahet brenda kufijve të ligjit, e të mos reagojë nga dëshpërimi i dyshes Rama-Meta.
“Krimi dhe kriminelët janë në gjirin e qeverisjes dhe mazhorancës, jo tek populli. Asgjë nuk do ta ndalë marshimin e nesërm. Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim, që të vijnë e t’i japin zë kërkesave të tyre e të bashkohen me kauzën e drejtë dhe të madhe të shqiptarëve”, tha ai në deklaratë.