Politika

PD mbështet Senatin e UT kundër Projektligjit për Arsimin e Lartë

Partia Demokratike përshëndeti sot vendimin e Senatit Akademik të UT, i cili miratoi qëndrimet e strukturave të tij pranë Fakulteteve, për të kundërshtuar Projektligjin për Arsimin e Lartë.

Luciano_Boci23tetorKreu i Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD, deputeti Luçiano Boçi, u shpreh sot me anë të një deklarate për shtyp se, “PD i konsideron dhe i gjen të drejta e reale shqetësimet dhe konstatimet e stafeve akademike të UT për shkeljet kushtetuese të autonomisë financiare, akademike e institucionale,  për cënimin e parimeve themelore të Kartës së Bolonjës dhe Deklaratës së të Drejtave të Njeriut,  për synimin e hapur të kontrollit të plotë qeveritar ndaj Universiteteve publike nëpërmjet Bordit të Administrimit dhe rrjetit të Agjencive burokratike,  për përjashtimin e studentëve nga procesi i vendimarrjes”.

PD, theksoi deputeti Boçi, “mbështet ndryshimet e kërkuara dhe angazhohet me instrumentat e saj ligjorë që kërkesat e stafeve akademike të UT, për rishikim të projektligjit, në shërbim të kushtetutshmërisë, autonomisë e konkurencës së drejtë, të gjejnë shprehjen e tyre konkrete”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button