☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.45 ▼1.29%
ARI 4,044 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -1.53% ETH $2,325 ▼ -1.75% XRP $1.2925 ▼ -2.63% SOL $100.4000 ▼ -2.46%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Partia Demokratike mbledh këtë të mërkurë, 15 korrik, Këshillin Kombëtar për zgjedhjen e ekipit drejtues të kampit blu. Me këtë mbledhje përfundon procesi i ripërtëritjes së strukturave të PD-së.

Në këtë mbledhje do të votohet për sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët, si dhe kush do të mbajë pozicione drejtuese sa i përket sekretariateve të kësaj force politike. Ky do të jetë ekipi i ri drejtues me të cilin kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të përballet në zgjedhjet e ardhshme.

Procesi është shoqëruar me kritika, pasi emrat e kandidatëve nuk u janë bërë publikë paraprakisht anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Burime për gazetaren e Tv Klan, Jolldiz Shuaipi, bëjnë me dije se për postin numër dy të Partisë Demokratike, atë të Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka do të jetë përsëri pjesë e garës dhe përballë tij do të jetë deputeti i Elbasanit, Blendi Himçi.

Në garën për nënkryetar pritet të jetë edhe Gazmend Bardhi, pasi ai mban edhe detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të forcës politike. Sakaq, në garë kanë shprehur ambicie për të qenë pjesë e procesit të sotëm elektoral Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi.

Pjesë do të jetë gjithashtu edhe nënkryetari aktual, Luçiano Boçi.

Po për postin e nënkryetarit do të garojë edhe një grua. Ajo nuk është një emër i panjohur, pasi në zgjedhjet e vitit 2025 ajo garoi në listat e hapura dhe bëhet fjalë për Erisa Bajazitin.

Sa i përket sekretariateve, Ivi Kaso, që aktualisht mban postin e sekretarit të çështjeve ligjore dhe zgjedhore, ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e procesit të sotëm. Gjithashtu, edhe Ervin Minarolli ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e garës.

Për pozicionin që mban Kaso, kandidat mësohet të jetë Franc Nuri, i cili ka përfaqësuar Partinë Demokratike në disa prej proceseve elektorale të kësaj force politike dhe në përballjet që PD-ja ka pasur me drejtësinë.

Sakaq, Partia Demokratike nuk ka publikuar ende listën zyrtare të kandidatëve. Emrat e mësipërm bazohen në informacione të siguruara nga burime pranë selisë blu për Tv Klan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.