PD me të rinjtë demokratë proteston para kryesisë për largimin e Metës, prezente dhe Greta Koci
Partia Demokratike e mbështetur nga Forumi Rinor Demokratik ka protestuar sot para kryesisë së Kuvendit për dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i kryeparlamentarit.
Por, ndërkohë kryetari i Kuvendit nuk ndodhej në godinë por ka udhëtuar drejt Lezhës për një takim me strukturat e LSI të zonës.
Protesta nisi pak pas orës 10.00, para kryesisë së Kuvendit ku në krye të protestës ishte deputeti i PDsë, Edmond Spaho dhe njëherësh nënkryetari Kuvendit. Spaho ka përsëritur kërkesën e opozitës për largimin e Metës. Pas deklaratave të deputetit Tom Doshi, sipas PD, Meta duhet të japë dorëheqjen dhe të shkojë para drejtësisë. E pranishme në këtë protestë ishte dhe kryetarja e Forumit Rinor Demokrat, Greta Koci, e cila para një muaji u aksidentua me makinë.