Politika

PD: Media italiane, Saimir Tahiri nën akuzë për trafikun e drogës

Partia Demokratikë ka dalë sot në një deklaratë për mediat nëpërmjet zëdhënëses së saj, Orjela Nebijaj ku shprehet se “Gazeta italiane, Il Secolo XIX, shkruan për akuzat që rëndojnë ndaj ministrit te brendshem Tahiri  duke ju referuar dëshmive të sjella nga oficeri i lartë Zagani.

Dëshmite tregojnë se banda e Habiljave përdor makinën private të Ministrit, dhe se krerët e policisë marrin urdhër nga lart për ti lënë ata të lirë në aktivitetin e tyre.

Duke theksuar bashkëpunimin e oficerit Zagani në luftën anti-drogë me autoritetet e vendit fqinj, shtypi Italian hedh dyshime edhe për largimin e mistershëm të një zyrtareje të lartë italiane, oficeres së kontaktit që ishte vendosur në Tiranë, pikërisht për shkak të ndjeshmërisë që ka Roma zyrtare nga narkotrifiku i Shqipërisë”.

“Saimir Tahiri duhet të largohet menjëherë nga detyra e të hetohet plotësisht nga drejtësia për përfshirjen në trafikun e drogës dhe inkriminimin e Policisë”, tha Nebijaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button