PD në Shkodër: Procedimi i kryebashkiakut Lorenc Luka, sulm politik
Partia Demokratike Dega Shkodër ka reaguar sot ndaj procedimit penal të nisur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për Lorenc Lukën, kryebashkiakun e Shkodrës. Luka është kallëzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim, duke iu bashkuar listës së krerëve vendorë të kallëzuar penalisht.
Sipas PD-së, ky kallëzim nuk është gjë tjetër veçse një sulm i mirëfilltë politik.
“Njoftimi nëpërmjet Facebook përbën shkelje të ligjit. Ky është një sulm i mirëfilltë politik, pa referim ligjor”, thuhet në reagimin e PD-së.
Sipas tyre Shkodra është transformuar në 8 vite drejtim të Lukës. “Krerët e shtetit janë kthyer në kupolë krimi. Shkodra është transformuar në 8 vitet e PD. Sulmi i ka rrënjët tek mentaliteti i baballarëve rilindas”, vijon PD.