Politika

PD, Noka: Policia e Tahirit po dhunon banorët e Kukësit

Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike, tha në një deklaratë për mediat se “mafia e Ilir Metës po vjedh pasuritë e vendit dhe policia e Tahirit po dhunon banorët e Kukësit”.

1426856027Flamur_Noka20mars“Ka dy vite që një klimë terrori ekziston në Kukës, aty ku mafia e Ilir Metës po vjedh pasuritë dhe po dëmton zonat. Banorët dhunohen nga policia kur ngrihen në protesta. Partia Demokratike kërkon që Policia e Shtetit të tërhiqet nga represioni”, u shpreh Noka.

Ai shtoi se “mafia e kromit në Kukës, e licencuar nga Ilir Meta nuk po kursen askënd”, por premtoi se “personat përgjegjës do të shkojnë para ligjit për këtë dhunim brutal që po i bëhet banorëve të Kukësit”.

“Populli është në këmbë, ora e drejtësisë po afron”, e mbylli deklaratën e tij deputeti Flamur Noka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button