“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show
Analisti Ben Andoni, thotë se Partia Demokratike nuk ka strategji dhe objektiv të qartë, por sajon protesta.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se protesta e djeshme ishte show dhe se nuk u arrit asgjë.
Sipas tij, ajo që Partia Demokratike arriti dje, është që kandidatët që do të guxojnë përballë Sali Berishës e kanë të humbur betejën.
“Opozita është larg sensit dhe krijimit të mjedisit për të ushtruar një lloj presioni, në mënyrë që të krijohet qeveria teknike. Presioni krijohet në parlament. Ose vendi duhet të jetë në një krizë shumë të madhe ekonomike. Shqipëria duke qenë pjesë e globalizmit, më shumë është e ndikuar nga ajo që ndodh në botë, se sa tek protesta e opozitës.
Vetë Partia Demokratike është e paqartë për objektivat dhe ajo që është më shqetësuese, është se me luftën e saj të brendshme, e ka shumë të vështirë që të realizojë objektiva të qartë. Protesta e djeshme ishte protesta e gjashtë dhe përveç intensitetit që ka ndryshuar nga protesta në protestë.
Partia Demokratike nuk ka strategji dhe objektiv të qartë, por sajon protesta. Kemi mospërfshirje të fashave të ndryshme të shoqërisë. Mungesa e koreografisë së duhur të protestës. Çdo protestë nuk mund ta bësh fotokopje të tjetrës. Edhe dje përveç intensitetit të goditjeve, që më shumë ishte show, nuk është se u arrit diçka e madhe.
Ka diçka që Partia Demokratike arriti dje, që kandidatët që do të guxojnë përballë zotit Berisha e kanë të humbur betejën jo vetëm de fakto, por dhe de jure, se mënyra si angazhohet PD përballë zotit Berisha, nuk ka vend për këdo tjetër që do ta reformojë, apo për të krijuar një lloj mbështetje ndryshe tek njerëzit.
Fill pas rizgjedhjes së zotit Berisha si kryetar në 23 maj, protestat do fashiten, se ata që janë krah tij do të kënaqen, ndërsa ata që duan të sjellin frymë, do demotivohen”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.