Politika

PD, protestë në Korçë, Basha: Votoni Gjergji Meron, i përkushtuar ndaj qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka spostuar protestën e tij në qytetin Korçës. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve korçarë që të ndalin mënyrën e qeverisjes së dyshes Rama-Meta. Kreu i PD, Lulzim Basha prezantoi kandidatin e Bashkisë së Korçës Gjergji Mero dhe atë të Maliqit Xhevdet Belishtin.

Lul-basha-soloSorry, there are no polls available at the moment.“Prej dy vjetësh Rama-Meta sundojnë qytetarët, në vend që të qeverisin. Nuk ju ndjejnë më larg se privilegjet e tyre. Kjo është gjendja. Prandaj jemi mbledhur sot këtu. Ata sot kanë pushtetin dhe paratë, por harrojnë se nuk kanë bërë asgjë e nuk mund të bëjnë asgjë se nuk kanë me vete korçarët e shqiptarët. Janë të mjerë se nuk e kuptojnë se ky shesh këtu është pasuria më e madhe, që kërkon ligj dhe siguri.

Ky shesh iu tregon vendin kopjeve dhe filove të tyre në Korçë e kudo. Sot nuk jemi të barabartë përpara ligjit. Të pamundurit dhunohen e miqtë e Ramës favorizohen. Krimi është më keq se kudo. Këta janë mashtruesit e çmimit të naftës, të cilët premtuan uljen e saj. Këta premtuan uljen e karburantit për bujqësinë, por u hoqën edhe rimbursimin. Fondet e shteti i marrin klientela që ka lidhje me Ramën dhe Metën. Investimet janë gjashtë herë më pak.

Korçarët kanë mundësinë që të votojnë edhe për një arsye të madhe, për të pranuar ofertën tonë te re me rektorin e Universitetit të Korçës, Gjergji Meron.  Kandidatët tanë  janë të angazhuar e kanë firmosur një kontratë më PD, e cila është një kontratë për ju, një kontratë garancie që të ju ulë taksat dhe për të qenë në 24 orë në dispozicion të qytetarëve. Kjo ofertë e re që ofron rend e siguri, zhvillim, e të tjerë, me votën tuaj do të ndalë eksodin dramatik, do të ndalë të keqen ”, thotë Basha.

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Korçës, Gjergji Mero u zotua përpara qytetarëve  se do u shërbejë . “ Do ju sjellim besimin e vlerave reale të qytetit të Korçës. Sot ndihem i inspiruar nga besimi që më jepni, ndjej një kënaqësi shumë të madhe. Të gjithë se bashku do e ndryshojmë të ardhmen”, tha Mero përpara tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button