🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,076 ▼ -2.09% ETH $2,195 ▼ -1.91% XRP $1.3299 ▼ -0.87% SOL $82.0400 ▼ -2.43%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

PD: Rama e bën shef të verifikimit të pronave në Vlorë abuzuesin e pronave

Zëdhënësja-e-Partisë-Demokratike-Laura-Vorpsi-525x350Partia Demoktratike, nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi, doli në një deklaratë për mediat të shtunën për të denoncuar emërimin në krye të task-forcës për pronat në Vlorë, të personit të denoncuar nga qytetarët për pushtim toke.

Vorpsi në deklaratën për mediat u shpreh se “cfarë ndodh me një zyrtar që denoncohet publikisht dhe kallëzohet në prokurori nga një qytetar për uzurpim prone, për marrjen e tokës që nuk është e tij, me forcën  që i jep pushteti. Me Edi Ramën, ky zyrtar promovohet, ngrihet në detyrë dfhe bën karrierë. Kështu ka ndodhur me Alket Hysenin, i cili është kallëzuar në prokurorinë e Kavajës për marrjen me forcë të një parcele në një fshat turistik”.

Po ashtu, Vorpsi theksoi se “kur Partia Demokratike denoncoi publikisht rastin mbi bazën e ankesës së bërë nga qytetari, nga zotëruesi i pronës, qeveria reagoi fillimisht duke thënë se Alket Hyseni nuk ishte nëpunës i saj. Por tani del në dritë, një urdhër i Kryeministrit Rama, që jo vetëm vërteton se i kallëzuari për uzurpim prone është punonjës i qeverisë, po mban detyra shumë të rëndësishme”.

Edi Rama i ka besuar të kallëzuarit në Prokurori për uzurim prone verifikimin  e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore në Qarkun e Vlorës, në rivierën e Jonit. Kjo pra është meritokracia e Rama, u shpreh Vorpsi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.