Politika

PD: Rama humbi besimin e shqiptarëve, nuk ka shëndetësi falas

Partia Demokratike reagoi sot, ndaj nismës së qeverisë për shëndetësi falas, ndërsa e konsideroi të dëshpëruar përpjekjen e kryeministrit Edi Rama për të argumentuar reformat e munguar në shëndetësi.

tritan_shehu30dhjetorKreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu reagoi pas takimit të djeshëm të kryeministrit me mjekët, duke shtruar pyetjen se cili nga premtimet elektorale të qeverisë është realizuar në këto 18 muaj qeverisje.

Sipas tij, “nuk ka dhe nuk mund të ketë shëndetësi falas”. “Rrugët e financimit janë ato që kanë qenë, përkundrazi me një shtim të pagesave direkte të popullsisë, veçanërisht për shtrimet. Niveli i financimit të sistemit shëndetësor është këtë vit nga më të ultat, 2,8% e GDP-së, kur premtimi ishte rreth dyfishi”, shton Shehu.

Gjithashtu, ai tha se ndryshe nga premtimet, spitalet e rretheve funksionojnë të cunguara për shkak të mungesave në specialistë e furnizime. Kjo i detyron ata që edhe urgjencat t’i evakuojnë.

“QSUT prej muajsh është në mungesa të mëdha për gjithçka i nevojitet për të punuar.
Për herë të parë aty kërkohet të kufizohen shtrimet, ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara etj”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button