Politika

PD: Ramën me Brukselin e lidhin vetëm skandalet

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Luçiano Boçi, deklaroi të hënën se kryeministri Edi Rama është brenda një afere korrupsioni me një arkitekt të qeverisë belge.

Luciano-Boci-13-pril“Pas zbulimit te skandalit korruptiv të Edi Ramës nga autoritetet belge me projektin e tij Atelier Albania, kryeministri ynë ka zgjedhur heshtjen. Asnjë shpjegim prej tij, edhe pse nisja e hetimeve për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane, i ka çuar dyshimet drejt e tek Rama. Sipas shtypit belg, Peter Swinen, miku i Edi Ramës, i zgjedhur prej tij për të menaxhuar Atelier Albania, ka ndikuar në shpalljen e fituesit të konkursit. Ka favorizuar mikun e tij”, tha Boçi.

Deputeti shtoi se “Atelier Albania është punishtja e Edi Ramës nga ku do të fabrikohen interesat e tij dhe të klientelës së tij, siç ishte ai i Lungo Mares”.

“Sot, asgjë tjetër nuk e lidh Edi Ramën më shumë me Brukselin, se sa skandalet e tij. Akte këto të kryeministrit, krejt të kundërta nga ato që kërkon anëtarësimi dhe qendra e Bashkimit Europian”, përfundoi fjalën e tij deputeti demokrat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button