Politika

PD, Ristani: Flet për sigurinë publike ministri i narkotrafikut

Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Arben Ristani, ka deklaruar se është një paradoks i vërtetë fakti që Saimir Tahiri flet për sigurinë publike të vendit.

“Njeriu i krimit dhe kumbari i narkotrafikut flet për sigurinë publike. Ky ministër duhet të dorëhiqej dhe të hetohej ditën kur u zbulua se mjeti i tij privat ishte taksia e Habilajve në Vlorë”, tha Ristani.

Çfarë sigurie publike mund të ketë një vend i mbjellë me hashash nga jugu në veri dhe ku droga qarkullon me tonelata. Të gjithë e dinë se ai është ministri më i diskretituar i kësaj qeverie të zhytur në krim”, shtoi Ristani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button