Politika

PD: Shembja e ndërtimeve në Hudenisht për arsye klienteliste

Partia Demokratike, përmes deputetit Gjergji Papa, denoncoi sot prishjen e 53 ndërtimeve në Hudenisht (Pogradec), të cilat, sipas saj, po bëhen për arsye klienteliste dhe korruptive.

PD-Gjergji-Papa“Shembja e pasurisë së 53 familjeve në Hudenisht, në kundërshtim me ligjin, pa procedurë, në shkelje të të drejtës themelore të pronës, bëhet për arsye klienteliste e korruptive të Edi Ramës. Pasuritë e qytetarëve po prishen për t’i hapur rrugë investimit të fshatit turistik të kryetarit të Partisë Socialite për Pogradecin dhe deputetit të Edi Ramës, Ilir Xhakolli”, deklaroi deputeti Papa.
Ai publikoi për mediat dhe vendimin, që i jep të drejtën deputetit të PS-së të ndërtojë një ambjent për aktivitet turistik, me sipërfaqe 45 mijë metra katrorë.
“U prishet me dhunë prona e ligjshme qytetarëve, pa paraqitur asnjë shkresë zyrtare, për të pastruar terrenin për biznesin e qeveritarëve. Edi Rama refuzoi në mënyrë të përsëritur të dëgjonte zërin e banorëve të Hudenishtit, që kanë investuar mundin e djersën e jetës, refuzoi të dëgjonte padrejtësinë që po u bëhej”, thhet në deklaratën e PD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button