PD: Situata e përmbytjeve e rënduar, duhet shumëfishim i përpjekjeve dhe resurseve
Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Rama të ngrejë menjëherë Shtabin Qendror të Emergjencës, e të shumëfishojë praninë dhe punën e agjensive qeveritare në terren, të mobilizojë të gjitha resurset për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe komuniteteteve të përmbytura, dhe të raportojë publikisht, në mënyrë periodike për gjendjen. Kjo është deklarata e ardhur sot nga selia blu.
Sipas deputetit Edmond Spaho, “Situata e përmbytjeve vecanërisht në zonat e Jugut sa vjen e rëndohet. Sipas të dhënave që vijnë në Partinë Demokratike dhe raportimeve në media, jeta e qindra familjeve dhe prona e tyre janë në rrezik ekstrem. Pavarësisht përpjekjeve të deritanishme të strukturave dhe shtabeve vendore, situata avazhdon të mbetet e papërballueshme. Banorët informojnë shpeshherë se e kanë të pamundur kontaktimin dhe komunikimin me autoritetet. Partia Demokratike i kërkon kryeministrit të ngrejë menjëherë Shtabin Qendror të Emergjensës, e të shumëfishojë praninë dhe punën e agjensive qeveritare në terren, të mobilizojë të gjitha resurset për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe komuniteteteve të përmbytura, dhe të raportojë publikisht, në mënyrë periodike për gjëndjen. U bëjmë thirrje qytetarëve në zonat e përmbytura t’u përgjigjen thirrjeve të autoriteteve për evakuim apo për masa të tjera sipas rastit. Degët lokale të Partisë Demokratike, deputetët dhe të zgjedhurit vendorë janë në kontakt të përhershëm me banorët dhe do të bashkëpunojnë me autoritetet për të kontribuar në zgjidhjen e vështirësive. Jeta e qytetarëve dhe prona e tyre janë përparësi absolute.