Politika

PD-Tabaku: Pro miratimit të projektligjit për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit

Në emër të grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, foli sot në Kuvend Jorida Tabalu, e cila në diskutimin e saj për projektligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit,  u shpreh se “ne jemi dakort në parim të miratohet një ligj i tillë, pasi prej tre vitesh po punohet për këtë ligj dhe është i njësuar me standardet e Bashkimit Evropian”.

unnamed113Tabaku në vijim të fjalës së saj u shpreh se “Në emër të Partisë Demokratike jemi në mbështetje të ligjit për “Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, sepse ka lidhje me përafërimin e ligjislacionit tone me legjislacionin e BE-së dhe së fundmi sepse vazhdon me përmiresimin e disa procedurave të të bërit biznes në Shqipëri”.

Ajo bëri një ekspoze të ekonomisë, duke u shprehur se “eksportet e mallrave u ulën me 10% në krahasim me nëntorin e një viti më parë. Rritja ekonomike për tremujorin e fundit ishte 0,6%, ndërsa 80% e vlerës së shtuar në ekonomi gjatë vitit të shkuar e ka marrë shteti, asnjë lekë për biznesin. Taksa e sheshtë nga 10% në 15% dhe e gjithë kjo taksë ka shkuar në xhepat e shtetit, asnjë vlerë e shtuar në ekonomi. Por, bëma e fundit ishte kur para disa ditësh dëgjuam se Shqipëria është lider në rajon, por nuk është e vërtet, sepse të gjithë treguesit deshmojne të kundërtën. Ky është një vend me rënie ekonomike, me papunësi, kriminalitet, një vend ku sundon ligji i kryeministrit”.

“Në emer të Partisë Demokratike shpreh mbështetjen për ligjin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, reformat të cilat janë bërë përgjatë tetë vitesh dhe shpresojmë se sugjerimet tona do të merren parasysë në seancen e sotme”, u shpreh Tabaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button