Politika
PDK-ja e Nard Ndokës mund të dalë e vetme në zgjedhje
Duket se Partia Demokristiane e Nard Ndokës, do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Sipas disa burimeve, takimi mes kreut të PD-së Basha dhe kreut të PDK-së Ndoka, nuk ka sjellë asnjë rezultat.
Kështu, PDK-ja do të kandidojë e me kandidatin e saj në Qarkun e Lezhës dhe nuk do të ketë një aleancë me partinë më të madhe opozitare në vend.
Mësohet se kreu aktual i komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, ka shprehur gatishmërinë e tij për të kandiduar në siglën e Partisë Demokristiane.