PDK mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar, Hamza pritet t’i njoftojë për takimet me Kurtin
Kryesia dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mbajnë sot, në orën 14:00, një mbledhje të përbashkët në selinë e kësaj partie.
Siç mëson Telegrafi, në këtë mbledhje kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pritet t’i njoftojë anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e partisë për përfundimin dhe epilogun e takimeve të zhvilluara së fundmi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Sipas informacioneve, temë kryesore e takimeve ka qenë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
PDK-ja është shprehur e gatshme që, pas miratimit të këtij Projektligji në dy leximet në Kuvend, të ulet dhe të diskutojë për një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit, me qëllim që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.
Pas përfundimit të mbledhjes, Hamza pritet të deklarohet për media, ku pritet të shpalosë qëndrimin e PDK-së lidhur me zhvillimet e fundit.
Mbledhja zhvillohet në një kohë kur afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor, ndërsa në mungesë të një marrëveshjeje vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.