⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.62 ▲1.43%
ARI 3,539 ▼3.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,121 ▼ -4.38% ETH $1,623 ▼ -7.06% XRP $0.9116 ▼ -4.6% SOL $69.1800 ▼ -4.59%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kosova

Isni Kilaj: Shujtat në Hagë na i sillnin të ngrira, ushqimin e blinim vet

Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, i cili u lirua më 17 nëntor nga Gjykata Speciale, në një intervistë ka treguar se si ishte jeta brenda mureve të paraburgimit pranë Dhomave të Specializuara.

Në një intervistë për RTV21, Kilaj tha se gjatë kohës së paraburgimit u kanë sjellë ushqime të ngrira, të cilat, sipas tij, kanë qenë të pangrënshme. Siç thotë, me atë llojë ushqimi nuk mund të mbijetohet.

“Një shujtë 24-orëshe është kur ata na e sjellin në orën 11:00. Është një ushqim i ngrirë, tamam sikur në dasma, në një pjatë të sheshtë plastike, së bashku me pirunë. Ushqimet janë të ngrira, që sigurisht kanë qëndruar me muaj ose me vite. I ngrohin ato në mikrovalë dhe na i sjellin, por edhe për shkak të melmesave që përdorin, si dhe faktit që ushqimi ka qëndruar shumë gjatë, ai është i pangrënshëm. Ne kemi bërë vazhdimisht vërejtje. Iu kemi drejtuar Ombudspersonit në Hagë dhe drejtorisë së Gjykatës aty, por asnjëherë nuk kanë ndërmarrë veprime për ta ndryshuar mënyrën e përgatitjes apo llojin e ushqimit që u shërbehet të burgosurve”.

Kilaj, i cili më 17 nëntor u lirua nga Dhomat e Specializuara pasi u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndonin ndaj tij, tregon se ushqimet i blinin me financat e tyre, përmes një porosie sipas rregullave të Gjykatës Speciale, e cila u vinte vazhdimisht me një javë vonesë.

“Një e mirë këtu ka qenë se kemi pasur të drejtë ta blejmë vetë ushqimin. E kemi pasur një listë të ofruar nga njësia e paraburgimit dhe ne kemi përzgjedhur ushqimet, kemi bërë pagesën dhe ato na janë sjellë vazhdimisht me një javë vonesë. Kemi pasur kushte brenda për të përgatitur ushqim. Të gjithë kemi blerë ushqim, sepse nuk kemi mundësi të jetojmë me një ushqim të tillë, çfarë na ofrojnë ata. Është një kuzhinë e përbashkët, ku mund të takoheshim dhe të përgatisnim ushqim”, ka deklaruar Kilaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.