☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 89.24 ▼2.05%
ARI 4,167 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,786 ▲ +0.35% ETH $2,711 ▲ +0.31% XRP $1.5055 ▼ -0.07% SOL $120.3200 ▼ -0.56%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 89.24 ▼2.05 % ARI 4,167 ▲0.1 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 89.24 ▼2.05 % ARI 4,167 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

PDK: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe ta miratojë ligjin për mbrojtjen e UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas tensioneve dhe përdorimit të forcës ndaj qytetarëve që po protestojnë për miratimin e ligjit për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një reagim, PDK-ja ka dënuar atë që e ka cilësuar si përdorim të dhunës ndaj protestuesve dhe ka kërkuar nga institucionet shtetërore ndaljen e menjëhershme të çdo veprimi që, sipas saj, cenon të drejtën kushtetuese për protestë.

PDK ka deklaruar se lufta e UÇK-së është pjesë e pandashme e historisë dhe identitetit të Kosovës, duke kërkuar që institucionet ta përmbyllin procesin e miratimit të ligjit që synon mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

Sipas PDK-së, nuk ekziston ndonjë pengesë ligjore për miratimin e këtij ligji dhe këtë, sipas saj, e ka konfirmuar edhe Qeveria përmes opinionit të saj.

“Zvarritja e mëtejshme është e pajustifikueshme dhe përbën shpërfillje të drejtpërdrejtë të kërkesës së qytetarëve”, thuhet në reagimin e partisë.

PDK ka theksuar se protestuesit, përfshirë familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë, kanë një kërkesë të qartë dhe se institucionet duhet t’u përgjigjen përmes vendimmarrjes konkrete.

Partia opozitare ka kritikuar veçanërisht masat e ndërmarra ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si “tërësisht joproporcionale dhe të papranueshme”.

Sipas PDK-së, fakti që protesta ka qenë e qetë për 20 ditë e bën edhe më të pajustifikueshëm, sipas saj, përdorimin e forcës.

“Qëndresa e qytetarëve nuk mund të trajtohet si kërcënim dhe as të përdoret si pretekst për ushtrim dhune”, thuhet në reagim.

PDK ka ngritur shqetësimin edhe për mënyrën e përdorimit të institucioneve të sigurisë, duke akuzuar se ato po përdoren për qëllime politike dhe për të shtypur protestën e qytetarëve.

“Është e papranueshme që institucionet e sigurisë po përdoren skajshmërisht për qëllime politike apo për ta shtypur me dhunë revoltën e arsyeshme të qytetarëve”, ka deklaruar PDK-ja.

Në fund, PDK u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve që, pa vonesë, ta përmbyllin procesin e miratimit të ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Sipas kësaj partie, përgjegjësia institucionale në situatën aktuale kërkon vendimmarrje, respekt ndaj qytetarëve dhe mbrojtje të dinjitetit të veteranëve dhe pjesëtarëve të luftës së UÇK-së./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.