Djali i Jakup Krasniqi: Kjo nuk është çështje politike, por e një populli
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, i është bashkuar protestuesve që po qëndrojnë pranë objektit të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi ka deklaruar se zhvillimet e sotme nuk duhet të trajtohen si përplasje mes partive politike, por si një çështje që, sipas tij, prek të gjithë qytetarët.
“Kjo nuk është çështje politike, nuk është çështje e një partie, është çështje e një populli”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka kritikuar mënyrën e reagimit ndaj protestës, duke e cilësuar atë si të tepruar dhe brutale ndaj qytetarëve.
“Prandaj, nuk duhet të kthehet kjo çështje dhe të luftohet sot kjo protestë në këtë mënyrë kaq brutale ndaj qytetarëve”, është shprehur deputeti i PDK-së.
Krasniqi ka kërkuar që çështja të rikthehet në Kuvend dhe deputetët të marrin pjesë në seancë për të votuar ligjin.
“Duhet me qenë në Kuvend, mos me kthy në çështje politike, duhet me qenë në Kuvend, me votu ligjin dhe me procedu me çështje të tjera”, deklaroi ai.
Deputeti i PDK-së ka bërë gjithashtu thirrje për një reagim proporcional të Policisë ndaj protestuesve, duke theksuar se protesta po zhvillohet në mënyrë të qetë.
“Protestuesit po bëjnë një protestë të qetë, prandaj mendoj që në mënyrë proporcionale me qenë edhe përgjigja e policëve”, ka deklaruar Krasniqi./Telegrafi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.