Politika

PE diskuton sot raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian në Bruksel pritet të diskutojë sot raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Raporti njoftohet se do të diskutohet rreth orës 15:00 deri në orën 18:30.

Parlamenti-Evropian
Parlamenti Evropian

Raporti i progresit për Shqipërinë i raportuesit për vendin tonë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein do të votohet ditën e martë më 14 prill, po në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Ndërsa raporti final do të miratohet zyrtarisht në seancën e Strasburgut nga data 27 dhe 30 prill.
Gjatë vizitës që pati në Shqipëri në muajin dhjetor, raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein, vuri theksin se palët politike duhet të kishin dialog të qendrueshëm mes tyre, duke mos u bërë pengesë në procesin e nisur të integrimit në Bashkimin Evropian.  Në thelb të raportit qëndrojnë 5 prioritet e vendosura nga BE për rrugën e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në familjen evropiane, mes të cilave gjyqësori i pavarur dhe lufta e krimit të organizuar e korrupsionit.

Gjate-konferences-per-shtyp-te-raportuesit-për-Shqipërinë-pranë-Parlamentit-Evropian-Knut-Fleckenstein-Foto-Agim-Dobi-3
Knut Fleckenstein

Fleckenstein: Diskutime me Hahn për situatën “Frroku”

Raportuesi për vendin tonë në Knut Fleckenstein në një intervistë për Top-Channel tha se zhvillimet e fundit që pas arrestimit të deputetit Mark Frroku e në vijim, nuk përfshihen në projekt-rezolutë. Por ai thotë se bashkë me kolegun e PPE-së Eduard Kukan kanë “rezervuar” një takim me eurokomisionerin Johannes Hahn për të diskutuar mbi këtë situtë. Megjithatë, -shton Fleckenstein, tabloja do të jetë më e qartë pas hetimeve.

“Po i ndjek këto zhvillime. I lexoj agjencitë e lajmeve, por unë nuk mund të vlerësoj nga këtu dhe për këtë më duhet të flas me disa partnerë në Shqipëri, sesi e shohin ata atje. Së bashku me kolegun e PPE-së, Kukan kemi vendosur të diskutojmë këtë situatë me Komisionerin Hahn dhe deri atëherë nuk jam në gjendje për të thënë se kush ka, ose jo, të drejtë. Unë mund t’iu them vetëm se, ajo çfarë po shohim për momentin nuk është një tablo e këndshme dhe shpresoj me të vërtetë se, pas hetimeve të qarta, sa më të shpejta sigurisht por dhe intensive, ne do të kemi një tablo më të qartë”, u shpreh Fleckenstein.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button