PEKIN – XI: Kina dhe SHBA-ja duhet të bashkohen kundër COVID-19
Presidenti kinez, Xi Jinping deklaroi sot gjatë një bisede telefonike me homologun amerikan, Donald Trump se dy vendet, pavarësisht rivalitetit, duhet të bashkohen kundër epidemisë së Covid-19, sipas medias zyrtare.
Bëhet fjalë për një mesazh të qartë të përmirësimit të marrëdhënieve pas një sërë konfliktes verbale mes Pekinit dhe Uashingtonit këto javët e fundit lidhur me këtë çështje.
“Kina është e gatshme të vazhdojë ndarjen pa rezerve të informacioneve dhe eksperiencave me SHBA-në”, nënvizoi Xi sipas televizionit publik CCTV.
Donald Trump ka akuzuar rregullisht këto javë autoritetet kineze se kanë vonuar të komunikojnë të dhënat thelbësore për ashpërsinë e virusit, përhapja e të cilit, sipas tij, mund të ishte ndaluar.