Qeveritare

Peleshi: Në 300 ditë, u hap një kapitulli i ri i transformimit të FA-së

 1301-Zevendeskryeministri-Niko-Peleshi-Foto-ATSH--525x350Zëvendës kryeministri Niko Peleshi theksoi të mërkurën se “në këto 300 ditë është hapur një kapitulli ri i transformimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, që do t’i lejojë Shqipërisë të vazhdojë e të thellojë rolin e saj si një faktor stabiliteti e sigurie në rajonin tonë, por edhe të kontribuojë në mënyrë dinjitoze duke përmbushur detyrimet e angazhimet e saj kundrejt NATO-s”.
“Në 300 ditë ju ia keni dalë të realizoni me sukses një objektiv shumë të vështirë t’i riktheni Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura besimin e qytetarëve dhe partnerëve të institucionit të mbrojtjes. Prova më e fortë e kësaj nuk janë as fjalët, as prezantimet tuaja, por fakti që pas kaq kohe kur partnerët tanë në mënyrë të përsëritur konstatonin shqetësimin për abuzimet, korrupsionin dhe shpërdorime të çdo lloji. Sot Shqipëria ka sërish vendin që i takon në tryezën e NATO-s dhe gëzon sërish besimin e plotë partnerëve, të cilët deri dje kishin shumë arsye për t’u shqetësuar” .
Duke veçuar kontributin e punën e përkushtuar dhe me shumë sukses e cilësi të ministres Kodheli, Peleshi tha se “ministrja Kodheli mundi në një kohë kaq modeste padyshim duke harmonizuar mbështetjen dhe suportin e gjeneralëve të FA-së, të gjithë strukturave të tjera që t’i rikthejë dinjitetin Foracve të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes”.
Zv/kryeministri Peleshi u shpreh se “për vite me radhë Ministria e Mbrojtjes ishte kthyer në fokusin e shqetësimit tonë në atë kohë në opozitë , të shqetësimit të qytetarëve, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Unë ftoj këdo nga ju, por edhe qytetarët të kujtojmë edhe një moemnt të vetëm se çfarë u vjen në mend kur kujton Ministrinë e Mbrojtjes gjatë viteve të qeverisjes që lamë pas, aferën me pronat, spotet televizive, me demontimin e trafikun e armëve, skandale përgjimesh etj”.
Lista është e gjatë, shtoi Peleshi, por thelbi është se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura nga një prej institucioneve tradicionalisht më të respektuara nga shqiptarët ishte shndërruar në një institucion që kishte hequr dorë nga detyrat e saj kushtetuese e ligjore. “Për të mos folur pastaj për një nga aspektet më të rënda të abuzimit në MM ishte politizimi , politizimi i saj i skajshëm që arriti deri te përgjimi i opozitës dhe përdorimi në shkelje të hapur të kushtetutës , aseteve dhe burimeve njerëzore të institucionit të mbrojtjes për qëllime politike e elektorale”, nënvizoi Peleshi.
Duke folur për arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes, Peleshi tha se “gjatë diskutimeve në Kuvend, por edhe gjatë prezantimeve sot jemi njohur me punën e madhe të bërë nga MM në lidhje me ristrukturimin e kuadrit ligjor për FA. Miratimi i tre ligjeve kryesore të veprimtarisë së këtyre forcave shënon një moment të rëndësishëm drejt përmbushjes së një objektivi madhor, siç ishte përpjekja për të ndërtuar një forcë të vogël në numër, por profesioniste efikase dhe moderne dhe të aftë për të përmbushur misionin e saj kushtetues , një forcë që meriton respektin e partnerëve si një ushtri e denjë e një vendi anëtar i NATO-s”.
“Ky është vetëm fillimi i punës se jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të bërë në lidhje me përmirësimin e sistemit arsimor të ushtarakëve , modernizmin e bazës materiale, sistemin e stërvitjes dhe rigjallërimin e projekteve në bashkëpunim me alenacën.Mund të themi pa hezitim se është bërë një progres i dukshëm në lidhje me institucionalizim e një force profesioniste të standardeve të NATO-s. Zgjerimi i kontributeve tona në operacionet e NATO-s duke arritur nivelin më të lartë e më cilësor të anagzhimit të FA-së, që nga koha e anëtarësimit në NATO është padyshim një tjetër arsye për t’u ndier krenarë e për ta parë të ardhmen me më shumë besim e optimizëm”, theksoi Peleshi.
Duke folur për aksionet për pastrimin e akseve kryesore edhe plazheve, Peleshi tha se ato i kanë dhënë qytetarëve më shumë arsye për të rifituar besimin te MM dhe Forcat e Armatosura.
“Nëse ka një arsye e arritje që ia vlen të përgëzohet është instalimi i një filozofie e fryme të re në drejtimin e institucionit të mbrojtjes larg politizimeve , abuzimeve dhe keqmenaxhimit , një frymë që në themel të saj ka përgjegjshmëri , përpjekje serioze për të luftuar korrupsionin dhe për të ndalur abuzimet për t’i kthyer FA në ullinë e misonit të tyre kushtetues”, përfundoi Peleshi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button