🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.64 ▲1.22%
ARI 3,913 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,170 ▼ -1.01% ETH $2,273 ▼ -0.64% XRP $1.2606 ▲ +0.9% SOL $92.5900 ▼ -1.66%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.64 ▲1.22 % ARI 3,913 ▼1.44 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.64 ▲1.22 % ARI 3,913 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Peleshi pritet në takim nga Kryeministri i Çekisë: Rikonfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeparlamentari Niko Peleshi, në përfundim të vizitës zyrtare në Republikën Çeke, u prit në Pragë nga Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babiš.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Çekisë, intensifikimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në ekonomi, tregti, investime dhe turizëm.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të Çekisë në mbështetje të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, si dhe të kontributit të saj me ekspertizë dhe përvojë në procesin e negociatave.

Nga ana e tij, Kryeministri Babiš shprehu mbështetjen për zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimin e Shqipërisë, si një vend kandidat që ecën drejt familjes europiane me vizion, vendosmëri dhe rezultate.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe potencialit për rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, nxitjes së investimeve dhe bashkëpunimit mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve. Në këtë kuadër, u vlerësua rëndësia e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik, mbledhja e ardhshme e të cilit pritet të zhvillohet në Pragë, më 24 mars 2027.

Kryetari Peleshi dhe Kryeministri Babiš diskutuan edhe për partneritetin mes dy vendeve si anëtare të NATO-s, për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes. Takimi përmbylli axhendën e vizitës zyrtare të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, në Republikën Çeke, gjatë së cilës u zhvilluan takime të nivelit të lartë me drejtuesit e institucioneve kryesore të vendit, me synim forcimin e partneritetit politik dhe institucional mes dy vendeve.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.