Ekonomia

Peleshi: Zgjodhëm rrugën e vështirë të reformave, të vendosur për formalizimin e ekonomisë

Qeveria ka nisur nga Korça formatin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, një nismë ku do të prezantohen arritjet e këtyre dy viteve të qeverisë së majtë dhe projektet për të ardhmen. Zv. Kryeministri Niko Peleshi tha se puna 2-vjeçare e qeverisë ka pasur si synim një mentalitet të ri.

“Puna dy vjeçare ka pasur si qëllim ndërtimin e një mentaliteti të ri. Lufta kundër informalitetit është mënyra si qeveria ka trajtuar informalitetin në energji, ka lejuar formalitetin në ekonomi, universitete, edukim. Ne bëmë zgjedhjen tonë, zgjedhjen e vështirë të reformave. Jemi të vetëdijshëm që reformat afatshkurtër kanë koston e tyre, por janë investimi më i mirë dhe i duhur për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, është shprehur z. Peleshi. Ai shprehu vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund reformës për formalizimin e ekonomisë shqiptare.

Ndërsa deputeti socialist Taulant Balla tha se këtë mesazh pozitiv duhet ta ndajmë me çdo qytetar të Shqipërisë, pasi “është e rëndësishme të ruajmë të njëjtin nivel komunikimi që kemi pasur gjithmonë”.

“Një gjë që morri vëmendjen e të gjithëve ishte se qeveria që iku nuk kishte paguar as rrogat e punonjësve të policsë dhe qeveria jonë iu desh të përballej me larjen e borxheve të qeverisë së kaluar. Vetëm për 2014 na u desh të shlyenim 340 milionë dollarë borxhe të trashëguara nga qeveria e PD-së”, tha Taulant Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button