Pendarovski përshëndeti edhe njëherë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, me çrrastë u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuoj për përmirësimin e raporteve mes këtyre dy vendeve.
Ndërkohë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të ecin krah për krah në rrugën evropiane.
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rritur bashkëpunimin dhe do të vazhdojmë këtë rrugëtim të thellimit të raporteve në shumë fusha nga arsimi e kultura tek shëndetësia e ekonomia, politika e jashtme e mbrojtja. Nuk ka fushë ku nuk kemi punuar e ku nuk do të punojmë, sepse ajo që na bashkon janë vlerat dhe vizioni. Por mbi të gjitha na ofrojnë njerëzit tanë që shërbejnë si shembull i8 raporteve të shkëlqyeshme ndër-fqinjësore”, tha Vjosa Osmani.
Presidentja e Kosovës Osmani-Sadriu theksoi edhe rendësin e ndërtimit të autostradës Bllacë Shkup, e cila sipas saj do të ndikoj në komunikimin mes qytetarëve dhe në këmbimit tregtar.
“Është detyrë e jona e përbashkët që të jetësojmë edhe më tej komunikimin mes tyre e në këtë drejtim shpresojmë që sa më parë të shohim edhe finalizimin e autostradës prej 12 kilometra që lidh Shkupin me pikën kufitare me Republikën e Kosovës, kjo rrugë do të na ofroj edhe më shumë dhe do të na krijoj mundësi më të mëdha për shkëmbime të shumë anshme, përfshi dhe ekonominë. Njësoj shpresojmë të ndodh edhe me krijimin e pikave të përbashkëta kufitare në dy pikë kalimet kryesore, dhe tanimë kemi lajme të mira në këtë drejtim. Besoj fuqishëm zoti President se përpjekjet tona të përbashkëta do të sjellin përfitime të rëndësishme për vendet dhe qytetarët tanë. E ardhmja e vendeve tona, e rajonit tonë është në familjen e shteteve euro-atlantike, e kjo është garancia më e madhe për paqe dhe prosperitet afatgjatë në rajon. Që të dy vendet tona e kanë dëshmuar që pavarësisht sa e vështirë është kjo rrugë, asnjëherë nuk do të ndahemi dhe nuk do të largohemi nga ajo”, tha Osmani.
Presidentja, Vjosa Osmani shpreson se aleatët dhe miqtë e Kosovës do të sigurohen që t’i bëjnë presion Serbisë, në mënyrë që ajo t’i respektojë obligimet nga marrëveshjet e arritura. Këto komente ajo i bëri gjatë vizitës që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut. Osmani po ashtu tha se ndërmjetësit e Bashkimit Evropian duhet të kujdesen që ajo që “Serbia dakordohet ta bëjë, në fakt edhe të zbatohet”.
Ajo po ashtu tregoi edhe ajo se çfarë mund të pritet nga takimi i 2 majit, mes Kosovës dhe Serbisë.
“Siç e dimë neni katër i kësaj marrëveshje parasheh që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Sjellja e tyre të hënën në Këshillin e Evropës, por edhe lobimi i tyre kundër votimit pro Kosovës, e ka dëshmuar këtë shkelje flagrante dhe natyrisht edhe ndërhyrja e tyre e paligjshme në zgjedhjet në Kosovë, është shkelje edhe e nenit dy të kësaj marrëveshje…pra, pak a shumë kjo tregon se çfarë parashikimi mund të kemi për sjellje të Serbisë. Megjithatë unë shpresoj shumë se miqtë dhe aleatët tanë do të sigurohen që të bisedojmë gjatë kësaj periudhe, të bëjnë presion mbi Serbinë, në mënyrë që edhe ajo të respektojë obligimet që janë marrë nga ky proces”, theksoi ajo. Presidentja Osmani shtoi se në takimin e 2 majit, Kosova do të jetë konstruktive dhe e hapur, duke e mbrojtur sovranitetin e vendit, funksionalitetin e brendshëm të shtetit, por edhe duke kontribuar në zgjidhje që i kontribuojnë pastaj paqes dhe stabilitetit afatgjatë.
Në konferencën për shtyp bashkë me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Osmani shtoi se duhet të vazhdojë përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Z. President, jam e nderuar që vizitoj shtetin të cilin shume bashkëkombës të mi shqiptarë e quajnë vend te tre, përveç kontributit thelbësore të shqiptarëve në shtete ndërtimin, shoqërinë dhe institucionet e RMV-së, shqiptarët kane qenë dhe vazhdojnë të jenë force e rëndësishme shtytëse drejt ndryshimeve pozitive si dhe në arritjen e aspiratave euroatlantike te RMV-se. Është me rëndësi që të vazhdohet përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve ne Maqedoninë e Veriut ne të gjitha sferat e shoqërisë, si qytetare te barabarte e kontribuues kyç ne avancimin e RMV-së”, tha Osmani.