Maqedonia
Pendarovski: Vendimet për “gjendjet e jashtëzakonshme”, me konsensus politik
Nga Kabineti i Presidentit të shtetit thonë se vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme janë marrë në përputhje me Kushtetutën, duke u bazuar në argumentet e propozuara nga Qeveria dhe në kushte të një Parlamenti të shpërndarë. Nga atje kujtojnë gjatë asaj periudhe “U bënë edhe takime tematike të Këshillit të sigurisë dhe dy herë edhe takime me kryetarët e partive politike në të cilat u arrit konsensus politik për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme” – thuhet në reagimin e Kabinetit të Presidentit Pendarovski. Ata po ashtu kujtojnë se “Gjykata Kushtetuese e kishte konfirmuar kushtetutshmërinë e vendimeve të presidentit kurse konfirmimi i tyre është kompetencë e Kuvendit”.