☁️
Tiranë 14°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▲ +0.34% ETH $2,242 ▲ +0.02% XRP $1.1591 ▲ +0.13% SOL $89.7700 ▲ +0.21%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ish-ambasadori për letrën e Merz: BE dhe Ballkani Perëndimor janë lodhur nga pritja

Ish-ambasadori Arben Çejku ka komentuar në “Ditarin e Pasdites” me Pandi Gjata në A2CNN propozimin e Merz, i cili i ka drejtuar një letër udhëheqësve të Bashkimit Europian, duke sugjeruar përshpejtimin e procesit të anëtarësimit me faza për vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë.

Sipas Çejkut, letra e Merz duhet lexuar në dy këndvështrime kryesore: njëri lidhet me Ballkanin Perëndimor dhe tjetri me Ukrainën, e cila për Gjermaninë dhe BE-në mbetet një çështje me rëndësi të veçantë strategjike.

Arben Çejku: Leximi i letrës ka dy pamje. E para për Ballkanin Perëndimor, por ajo që është më e rëndësishme është qasja ndaj Ukrainës.

Për Gjermaninë dhe BE-në, Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm. Si territor është e barabartë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marra së bashku.

Është një shtytje përpara, një kuptim thelbësor për procesin që shoqëron këto vende. Pak a shumë të gjitha vendet kanë shfaqur probleme të ngjashme. Për BE është e qartë se kush janë pengesat, kush janë mekanizmat që bllokojnë reformat dhe që vonojnë proceset, dhe kush janë mekanizmat që krijojnë probleme të reja.

Ata e dinë që popullata është europiane, por është e lodhur; kjo duket edhe nga letra dhe Bashkimi Europian është i lodhur nga kjo pritje. Edhe pritshmëritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë rënë, kështu që duhej një shtytje.

Megjithatë, kjo është thjesht një letër, e cila mund të shërbejë për një akt administrativ nga ana e Bashkimit Europian. Them se do të jetë një shtysë pozitive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.