🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,604 ▲0.33%
DOW 46,608 ▲0.22%
NASDAQ 21,978 ▲0.45%
NAFTA 112.52 ▲0.88%
ARI 4,691 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,813 ▲ +3.57% ETH $2,143 ▲ +3.93% XRP $1.3422 ▲ +3.1% SOL $82.0500 ▲ +2.56%
S&P 500 6,604 ▲0.33 % DOW 46,608 ▲0.22 % NASDAQ 21,978 ▲0.45 % NAFTA 112.52 ▲0.88 % ARI 4,691 ▲0.24 % S&P 500 6,604 ▲0.33 % DOW 46,608 ▲0.22 % NASDAQ 21,978 ▲0.45 % NAFTA 112.52 ▲0.88 % ARI 4,691 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Opinion

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

Nga THOMA GELLCI

Në shtetin e Michiganit, kater shqiptarë po garojnë për t’u zgjedhur kandidatë për zgjedhjet e ardhshme në nivele shtetërore dhe federale: Robert Lulgjuraj, Suzana Shkreli dhe John Goci. Të tre janë pjesë e jetës publike amerikane dhe përfaqësojnë një hap përpara për komunitetin shqiptar. Por secili prej tyre vjen me një profil politik të ndryshëm dhe me qëndrime të qarta që ndikojnë drejtpërdrejt votuesit.

Robert Lulgjuraj përpiqet të zgjidhet kandidat për zgjedhjet e ardhshme për Kongresin amerikan nga Partia Republikane e SHBA në distriktin e 10-të të Michiganit. Në programin e tij ai thekson se do të ndjekë parimet e MAGA dhe vendos theks të fortë tek siguria, ligji dhe rendi, si dhe politika më të ashpra ndaj emigracionit.

Një nga pikat më të forta të programit të tij është qëndrimi kundër amnistisë për emigrantët pa dokumente. Ai është shprehur qartë se “kurrë nuk do të votojë” për një ligj që u jep status ligjor emigrantëve ilegalë. Kjo e vendos atë në një linjë të qartë konservatore, ku prioritet është zbatimi i ligjit dhe kontrolli i kufijve.

Por për një pjesë të komunitetit shqiptar – veçanërisht ata që kanë jetuar për vite të tëra në SHBA pa status të rregullt, ky qëndrim prek drejtpërdrejt jetën e tyre. Historia e një shqiptari që jeton prej tre dekadash në Amerikë, me katër fëmijë të lindur dhe rritur këtu, por pa dokumente të rregullta, nuk është e rrallë. Ai nuk kërkon privilegje, nuk ka shkelur ligjin, ka ndërtuar një jetë, ka kontribuar në mënyrën e tij. Por për të, një deklaratë politike nuk është thjesht ideologji, është një vijë që ndan shpresën nga pasiguria. Për kë duhet të votojnë katër fëmijët e tij apo edhe shqiptarë të tjerë që kanë të afërm dhe shokë në këto pozita?

Suzana Shkreli lufton për t’u zgjedhur kandidate për një nga postet më të rëndësishme në nivel shtetëror, atë të Sekretares së Shtetit në Michigan, si përfaqësuese e Partisë Demokratike të SHBA.

Programi i saj lidhet me çështje si administrimi i zgjedhjeve, akses më i lehtë për votim, shërbime publike më efikase dhe një administratë më transparente. Në vijë me Partinë Demokratike, ajo mbështet politika më liberale për çështjet sociale dhe një qasje më të hapur ndaj emigracionit.

Shumë shqiptarë e shohin kandidaturën e saj si një arritje të madhe dhe një shembull për komunitetin, veçanërisht për gratë dhe brezin e ri. Por një pjesë tjetër e votuesve kanë rezerva të forta për shkak të qëndrimeve të Partisë Demokratike në çështje si aborti, të drejtat LGBTQ dhe roli i shtetit në jetën sociale. Një pjesë e votuesve, veçanërisht ata me bindje më konservatore, i shohin çështje si aborti dhe politikat mbi identitetin gjinor si tema shumë të ndjeshme morale. Për ta, aborti konsiderohet si ndërprerje e një jete dhe për këtë arsye e kundërshtojnë fort.

Për këta votues, mbështetja për një kandidat nuk ndahet nga bindjet ideologjike të partisë që ai përfaqëson.

Ren Nushaj është një avokat shqiptaro-amerikan me mbi 15 vite përvojë në fushën ligjore dhe një figurë aktive në jetën publike në Michigan, i cili kandidon për Senatin e shtetit në Distriktin 9. Ai përfaqëson qartësisht qëndrimet e Partisë Demokratike, duke u fokusuar te drejtësia sociale, mbështetja për familjet punëtore, transparenca në qeverisje dhe forcimi i komuniteteve. Me përvojë si prokuror dhe avokat, si dhe si bashkëthemelues i një studioje ligjore në Troy, Nushaj paraqitet si një kandidat që synon të sjellë një zë të ri dhe të angazhuar, duke përfaqësuar jo vetëm vlerat demokratike, por edhe komunitetin shqiptaro-amerikan në institucionet shtetërore.

John Goci është në garë për t’u bërë kandidat për Kongres nga Partia Demokratike e SHBA, në distriktin e 13-të të Michiganit. Fushata e tij është fokusuar në mbledhjen e firmave dhe ndërtimin e mbështetjes në terren.

Ai përfaqëson një qasje që përputhet me politikat e Partisë Demokratike: mbështetje për programe sociale, kujdes shëndetësor më të aksesueshëm, politika më të hapura për emigracionin dhe një rol më aktiv të shtetit në ekonomi.

Por kritikat ndaj tij, siç janë shprehur nga disa qytetarë, lidhen pikërisht me këto politika. Kundërshtarët e shohin Partinë Demokratike si një forcë që nuk vendos mjaftueshëm theks tek siguria, që ka qëndrime të diskutueshme për çështje sociale dhe që ka ndjekur politika të debatueshme gjatë pandemisë dhe në menaxhimin e ekonomisë. Dikush i shkruante: “A po kandidon për partinë që nuk e vendos Amerikën në vend të parë… Partia që ka gjini të shumëfishta… i lejon burrat të shndërrohen në gra, burrat sportivë të hyjnë në tualetet e grave. Hapëm kufijtë tanë për miliona emigrantë të paligjshëm që të vinin dhe t’u jepnin kujdes shëndetësor dhe kemi qytete strehe që shterojnë ekonominë tonë, përpiqemi të çfinancojmë policinë. Çerdhe të rreme për të nxjerrë para nga qeveria. Mbyllen biznese të vogla gjatë Covid-it, si restoranti i motrës sate, kur shtete si Ohio dhe Florida u hapën plotësisht. Nëse po kandidon për një të pavarur ose republikan, do të të sigurohen firmat.”

Pra, tre kandidatët nuk ndryshojnë vetëm nga emri apo prejardhja, ata përfaqësojnë tre qasje të ndryshme për mënyrën se si duhet të funksionojë shteti, shoqëria dhe vetë Amerika.

Siç shihet, ka shqiptarë që e shohin votën si një mënyrë për të mbështetur komunitetin, për të treguar se “ne jemi këtu” dhe se mund të arrijmë në nivele të larta. Për ta, fakti që kandidati është shqiptar ka një peshë të veçantë.

Por ka edhe të tjerë që e shohin votën ndryshe. Për ta, vota është një vendim politik, jo emocional. Ata pyesin: a jam dakord me idetë e këtij kandidati? A përfaqëson ai interesat e mia? A përputhen bindjet e tij me mënyrën se si unë e shoh jetën, familjen, ekonominë, sigurinë?

Dhe kur këto dy qasje përplasen, lind një debat i natyrshëm.

Një shqiptar pa dokumente mund ta shohë një kandidat si kërcënim për të ardhmen e tij, edhe nëse ai kandidat është shqiptar. Një tjetër, me bindje konservatore, mund të refuzojë një kandidat tjetër shqiptar vetëm për shkak të qëndrimeve të tij për çështje sociale. Një i tretë mund të jetë i ndarë mes krenarisë për origjinën dhe bindjeve të tij politike.

Kjo tregon se komuniteti shqiptar nuk është më një grup homogjen. Ka përvoja të ndryshme, interesa të ndryshme dhe mënyra të ndryshme të të menduarit. Dhe kjo është normale. Në fakt, ndoshta kjo është shenja më e qartë e integrimit.

Por për një lexues në Shqipëri, kjo situatë tregon diçka edhe më të gjerë: se shqiptarët, kudo që jetojnë, përballen me të njëjtat dilema politike si çdo shoqëri tjetër. Nuk mjafton më vetëm origjina për të përcaktuar zgjedhjen. Ajo që ka rëndësi janë idetë, programet dhe mënyra se si secili e kupton të ardhmen.

Dhe ndoshta ky është mesazhi kryesor: suksesi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është vetëm arritja për të qenë kandidat, por fakti që ata janë pjesë e një debati të vërtetë politik, me mendime të ndryshme dhe shpesh të kundërta.

Ky debat nuk është i largët as për Shqipërinë. Përkundrazi, ai pasqyron pyetje që vlejnë edhe këtu: a duhet të votojmë për emrin apo për idenë? për përkatësinë apo për programin?

Përgjigjet mund të jenë të ndryshme për secilin. Por një gjë është e qartë: ky është një diskutim që ia vlen të bëhet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.