☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,094 ▲ +0.87% ETH $2,270 ▲ +1.14% XRP $1.2519 ▲ +0.32% SOL $95.4500 ▼ -0.09%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Për të pestën ditë radhazi në rrugë, qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlindës

Kërkesa për drejtësi për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj do të rikthejë edhe sot qytetarët në rrugët e Prishtinës.

Për të pestën ditë me radhë, është paralajmëruar protestë për të kërkuar drejtësi për rastin që tronditi vendin.

Protesta pritet të nisë në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Përmes një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara: drejtësi për Arlindën, përgjegjësi institucionale dhe siguri për të gjitha gratë në Kosovë.

“Të dielën bëhen shtatë ditë nga dita kur Arlinda Zekaj u vra e pesë ditë që ne jemi në rrugë duke kërkuar drejtësi për të e për çdo grua të vrarë. Pesë ditë që me ngulm kërkojmë siguri dhe liri për çdo grua të gjallë. Kërkesat tona janë të qarta, por shteti vazhdon të refuzojë të na dëgjojë”, thuhet në njoftimin e Kolektivit.

Organizatorët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen së protestuari deri në dhënien e llogarisë nga institucionet përgjegjëse për atë që e cilësojnë si dështim institucional në rastin e Arlindës.

“Ne nuk zmbrapsemi dhe çdo ditë që çel do të na gjejë në sheshe e përballë institucioneve që e dështuan Arlindën e po vazhdojnë ta dështojnë çdo çikë e gru në Kosovë”, thuhet në thirrjen e tyre.

Në fund, Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme, duke theksuar se kërkesa për drejtësi nuk është vetëm për Arlindën, por për çdo grua që ka humbur jetën si pasojë e dhunës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.