Kronika
Përdorte lokalin për prostitucion, arrestohet pronarja 60-vjeçare
Pronarja e një lokali në Tirane është vënë në pranga nga policia pasi kishte vënë në dispozicion biznesin e saj për ushtrim prostitucioni.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Rolanda Qose, 60 vjeçe akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje e lokaleve për prostitucion.
Në lokalin e saj në Vaqarr të Tiranës ajo i siguronte klient për ushtrim prostitucioni M. Gj, 46 vjeçe, e cila u kap në flagrancë bashkë me E.M, 40 vjeç.