Përfaqësuesit e Listës Studentore takohen sonte me delegacionin e SHBA-së, gjatë ditës edhe me atë të Italisë
Përfaqësuesit e Listës Studentore – Studentët fitojnë takohen sonte me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa gjatë ditës do të mbahet edhe takimi me delegacionin e Italisë, siç njofton Nova.rs, duke iu referuar njoftimit të vetë listës. Në takime do të marrin pjesë kandidatët për deputetë të Listës Studentore, Milan Pisariq dhe Vladan Jovanoviq.
Sipas raportimit të Nova.rs, në qendër të bisedimeve do të jenë sundimi i ligjit, lufta kundër korupcioni, pavarësia e institucioneve, liria e mediave, zhvillimi ekonomik dhe siguria energjetike, si edhe rruga evropiane e Serbisë.
“Fitorja zgjedhore na dha përgjegjësinë të jemi bashkëbisedues seriozë për të gjithë ata që duan ta shohin Serbinë si vend të qëndrueshëm, demokratik dhe evropian. Duam të tregojmë se ekziston një Serbi që di të dëgjojë, të bashkëpunojë dhe të ndërtojë ura, e jo mure”, tha Jovanoviq.
Në njoftimin e saj, Lista Studentore thekson se Serbia duhet të jetë një vend i hapur, që bisedon me të gjithë dhe ndërton marrëdhënie të bazuara në besim e bashkëpunim. Qëllimi, sipas listës, është që Serbia të jetë pjesë e Evropës, të zhvillojë marrëdhënie të forta partneriteti me SHBA-në dhe njëkohësisht të kontribuojë në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e gjithë rajonit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.