☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,635 ▲0.21%
DOW 52,653 ▲0.32%
NASDAQ 25,507 ▲0.16%
NAFTA 87.13 ▲0.69%
ARI 3,881 ▼2.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,766 ▼ -3.36% ETH $2,008 ▼ -3.33% XRP $1.0254 ▼ -4.18% SOL $81.4700 ▼ -3.98%
S&P 500 7,635 ▲0.21 % DOW 52,653 ▲0.32 % NASDAQ 25,507 ▲0.16 % NAFTA 87.13 ▲0.69 % ARI 3,881 ▼2.99 % S&P 500 7,635 ▲0.21 % DOW 52,653 ▲0.32 % NASDAQ 25,507 ▲0.16 % NAFTA 87.13 ▲0.69 % ARI 3,881 ▼2.99 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, një i vrarë dhe katër të plagosur

– Një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen “Logan Circle” të Uashingtonit, rreth 1,6 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë, raportoi “Reuters”.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes, në zonën pranë kryqëzimit të rrugëve “15th Street” dhe “P Street”, në veriperëndim të kryeqytetit amerikan.

Sipas policisë, të shtënat nisën brenda një palestre të quajtur “VIDA Fitness”, përpara se autori të largohej dhe të futej në një ndërtesë banimi aty pranë.

Një nga viktimat u gjet i vdekur brenda palestrës.

Katër personat e tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerët kanë marrë dëmtime, që nuk u konsideruan kërcënuese për jetën.

Pas sulmit, autori u barrikadua në një apartament në katin e shtatë të një pallati aty pranë, duke shkaktuar një operacion të gjerë policor.

Policia rrethoi zonën dhe u bëri thirrje banorëve të qëndronin larg saj. Në operacion u përfshinë forcat speciale, ekipe të ndërhyrjes së shpejtë dhe agjentë federalë.

Sipas shefit të përkohshëm të policisë së Uashingtonit, Jeffery Carroll, autori qëlloi në drejtim të efektivëve, përmes derës së apartamentit, ndërsa ata përpiqeshin të hynin në kontakt me të.

Negociatorët arritën të komunikonin me të, por pas rreth një ore policia dëgjoi një të shtënë nga brenda apartamentit.

Kur efektivët hynë në banesë, gjetën të dyshuarin me një plagë të shkaktuar nga arma e tij. Sipas raportimeve të mëvonshme, ai kishte vrarë veten.

Dyshimet për motivin e sulmit

Hetuesit po shqyrtojnë lidhjen e mundshme të ngjarjes me një konflikt, që autori kishte pasur me shoqatën e pronarëve të apartamenteve në ndërtesën ku ishte barrikaduar.

Dëshmitarët treguan se brenda palestrës pati panik, ndërsa njerëzit u përpoqën të largoheshin për t’i shpëtuar të shtënave.

James Spellman, një prej personave që ndodhej në palestër, i tha “Associated Press” se kishte dëgjuar të shtëna dhe kishte parë një burrë duke u rrëzuar në tokë, ndërsa gjaku po përhapej përreth tij.

Autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetet e viktimës dhe të autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

Pas të shtënave, disa rrugë të zonës u bllokuan dhe shkollat pranë vendit të ngjarjes, u vendosën përkohësisht në izolim, për arsye sigurie. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.