Maqedonia
Përfundoi takimi i grupeve të punës të partive më të mëdhaja politike
Përfaqësuesit e katër partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos i kanë përfunduar takimet e sotme – ndaras – me ambasadorin e BE-së në Shkup, Aivo Orav, dhe atë të SHBA-ve, Jess Baily, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas deklaratave të tyre, takimet e sotme duhet të jenë pararendëse të takimit të liderëve partiak. Tv Telma bën të ditur se pika të bisedës kanë qenë përcaktimi i datës për zgjedhje dhe formati i qeverisë që do të duhet t’i organizojë ato.
Bisedimet nuk u zhvilluan në nivel liderësh, por në nivel grupesh pune. LSDM-ja u përfaqësua nga zv. kryetarja Radmilla Sheqerinska, OBRM-PDUKM-ja nga Nikolla Todorov, BDI-ja nga Artan Grubi dhe PDSH-ja nga Imer Aliu.