Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, detaje nga diskutimet (VIDEO)
Ka përfunduar mbledhja e kësaj të premte e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë në “Vilën e kuqe” në Sauk. Takimi nisi në orën 09:00.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu bën me dije se në fokus të takimit kanë qenë raportimet javore të drejtuesve dhe ministrave sa i takon takimeve me qytetarët në kuadër të “Pranisë Besnike”.
Ndërkohë, vetëm një ditë pas këtij takimi, kreu i qeverisë pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.