“Çfarë drejtësie është kjo?”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK, mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë: A ka kjo
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë mbledhur sot qytetarët në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
“A ka kjo gjykatë nja flamur aq të madh sa për të mbuluar gjithë këtë turp të madh? Po tentoni të vrisni edhe njëherë popullin shqiptar. Çfarë drejtësie është kjo për t’ia lehtësuar barrën xhelatit. Ne nuk e pranojmë këtë aktgjykim. Jo në emrin tim. Ndaj përpjekja jonë nuk ndalet, ne jemi me ata. Ata që kundërshtuan kur nuk kundërshtohej”, tha një protestuese.
Ndërkohë para nisjes së protestës, policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, kërkesë që ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve.
Gjykata Speciale me seli në Hagë ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.
Të gjithë janë dënuar për krime lufte, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.