☁️
Tiranë 13°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,572 ▼0.8%
DOW 45,801 ▼0.92%
NASDAQ 21,946 ▼0.93%
NAFTA 95.43 ▼0.03%
ARI 4,613 ▼5.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,556 ▼ -2.89% ETH $2,117 ▼ -4.03% XRP $1.4308 ▼ -1.72% SOL $87.6700 ▼ -2.74%
S&P 500 6,572 ▼0.8 % DOW 45,801 ▼0.92 % NASDAQ 21,946 ▼0.93 % NAFTA 95.43 ▼0.03 % ARI 4,613 ▼5.78 % S&P 500 6,572 ▼0.8 % DOW 45,801 ▼0.92 % NASDAQ 21,946 ▼0.93 % NAFTA 95.43 ▼0.03 % ARI 4,613 ▼5.78 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Përfundon përleshja mes protestuesve dhe policisë, qetësohet situata në Kaçanik

(E plotësuar) Tashmë është qetësuar situata pas përleshjes mes veteranëve të UÇK-së dhe policisë në Kaçanik.

Nga përleshja me policinë kanë mbetur të lënduar disa protestues. Njëri nga protestuesit ka marrë lëndime më të rëndë dhe po trajtohet nga vetura e emergjencës që ndodhet në vendngjarje.

Policia ka larguar protestuesit nga rruga, por ata vazhdojnë të qëndrojnë të ulur shumë afër, duke vazhduar protestën.

Segmenti i magjistrales është liruar, por vetëm për vetura, maunat nuk po kalojnë ende.

———————————————————————–

Eskalon protesta, lëndohet Xhevdet Qeriqi 

(E plotësuar) Njësia Special e Kosovës po përdor gaz lotsjellës dhe sprej për t’i larguar veteranët e UÇK-së nga rruga magjistrale në Kaçanik, por ata po vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Protestuesit po hedhin gurë dhe copa tjegullash në drejtim të njësiteve policore.

Nga përballja me Policinë është lënduar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

————————————————————————————

Eskalon protesta, veteranët përleshen me policinë

Ka eskaluar protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik, me ç’rast ka ardhur deri te përleshja mes protestuesve dhe policiseë

Gjithçka doli jashtë kontrollit kur protestuesit nuk e përfillën ultimatumin e policisë, për ta liruar rrugën, transmeton Klan Kosova.

—————————————————————————-

Veteranët bllokojnë magjistralen, Policia u jep ultimatum ta zhbllokojnë 

Qindra veteranë të luftës kanë bllokuar magjistralen Kaçanik- Shkup për qarkullimin e kamionëve të cilët bartin mall nga Maqedonia.

Rreth 200 ish pjesëtar të UÇK-ës kanë bllokuar magjistralen që lidh Shkupin me Prishtinën në dalje të Kaçanikut.

Ish luftëtarët kërkojnë të drejtat e tyre që nuk janë realizuar deri më tani. Ata thonë se janë të pakënaqur me çdo vendim që është marr deri më tani.

Protestuesit nuk po lejojnë të kaloj asnjë maune nëpër magjistrale.

Zyrtaret policorë kërkuan lirimin e rrugës dhe dhanë ultimatum 5 minuta, përndryshe do të ndërhyn Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Udhëheqësi i kësaj proteste, Xhevdet Qeriqi tha se derisa nuk zbatohen kërkesat e tyre, ata nuk do ta lirojnë këtë rrugë për qarkullimin e kamionëve, por vetëm për qytetare dhe makina të vogla.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Kaçanikut janë duke protestuar kundër mospublikimit të një pjese të listave të veteranëve dhe për mosfillimi i zbatimit të ligjit në lidhje me këto lista.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.