☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,126 ▼ -3.78% ETH $1,988 ▼ -3.6% XRP $1.3253 ▼ -2.97% SOL $82.6100 ▼ -4.44%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Përkujtimi i ngjarjeve historike

Viti përkujtimor 2014 përfundon me përgatitjet për maratonën përkujtimore 2015. Por përkujtimi i kësaj periudhe është edhe ambivalent, mendon Christian F. Trippe.

Duke iu referuar fillimit të Luftës së Parë Botërore, ish-kryeministri britanik David Lloyd George deklaronte asokohe se Evropa “rrëshqiti” në luftën e madhe. Nga kriza e korrikut 1914 doli një mësim: një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë përsëri në Evropë! Kriza në Ukrainë në vitin 2014 duket si një paralele – dhe paralajmërim për maturi për ata që janë përgjegjës.

Por që këtu fillojnë problemet historike dhe politike. A janë vërtetë viti 1914, sistemi shtetëror dhe tensionet e atëhershme pika e saktë për krahasim? Apo mos për krahasim duhet të përdoret më mirë Evropa e viteve 1938-1939 – zinxhiri i ngjarjeve me Marrëveshjen e Mynihut, aneksimi i pjesëshëm gjerman i Çekosllovakisë dhe pushtimi gjerman të Polonisë – për t’i mbështetur veprimet politike të sotëm me përvojën historike? A nuk duhen marrë në konsideratë përpjekjet e dështuara për ta zbutur agresorin nazist gjerman me mjete diplomatike?

Perceptime të ndryshme të së njëjtës ngjarje

Analogjitë historike të vijnë në ndihmë vetëm në mënyrë të kufizuar. Historia nuk e ofron mësime të adaptueshme një për një për jetën politike. Këtë përvojë evropianëve iu desha ta bënin edhe një herë në vitin përkujtimor. Në këtë mes, përmbajtja e përkujtimit ishte gjithçka tjetër, por jo e qartë.

Christian F. Trippe
Christian F. Trippe

Për gjermanët Lufta e Parë Botërore ka kaluar në plan të dytë; kurse kujtimi për Luftën e Dytë Botërore, për fajin e gjermanëve dhe tmerret e luftës janë tepër të forta. Vetëm vonë Berlini zyrtar vendosi për përkujtimi zyrtar të Luftës I Botërore. Në Paris dhe Londër, hezitimi gjerman, u regjistrua me habi. Sepse në Francë dhe në Britaninë e Madhe Lufta e Parë Botërore është e pranishme. Ajo vazhdon të karakterizojë kulturat e kujtesës të të dy vendeve më fortë se të gjitha konfliktet e mëvonshme. Jo më kot ajo atje quhet si “Lufta e Madhe”.

Pavarësi në vend të “katastrofës së madhe”

I ndyrshëm është nga ana tjetër horizonti i përvojës në vendet e Evropës Lindjes dhe Qendrore: Lufta e Parë Botërore u ofroi atyre terrenin politik për të (ri)lindur si shtete nga masa e dalë prej shëmbjes së perandorive të dikurshme multietnike. Polakët, çekët dhe baltët përkujtuan tani të rënët e tyre në luftë, por për ta kjo luftë sigurisht nuk është “katastrofa e madhe e shekullit XX”.

Fjala e cituar pafund dhe e amortizuar e “katastrofës fillestare”, i takon diplomatit dhe dijetarit amerikan George F. Kennan, i cili tha këtë, jo për luftën në përgjithësi, por për Revolucionin Bolshevik të vitit 1917 në Rusi dhe pasojat e tij. Kujtimi është ndonjëherë edhe ambivalent, kur koncepti dhe konteksti duket sikur përshtaten me njëri-tjetrin.

Përvjetori i ardhshëm po vjen

Në kujtimin mbarëevropian të muajve të fundit spikati dimensioni global i konfliktit. Qoftë në lidhje me rolin e trupave koloniale dhe punëtorët kinezë të e rekrutuar me forcë, qoftë për luftimet në Afrikën Lindore dhe Lindjen e Mesme. Me mundjen dhe shpërbërjen e Perandorisë Osmane britanikët dhe francezët sollën një riorganizim të ri të Lindjes së Mesme. Kufijtë e vendosur dikur prej tyre tyre vazhdojnë të vihen në pikëpyetje edhe sot. Nga Marrëveshja Sykes-Picot e vitit 1916 deri tek milicët terroristë të “Shtetit Islamik” nuk ekziston një vijë e drejtëpërdrejtë, por një vijë e vendosur historikisht.

Viti përkujtimor 2014 përfundon me përgatitjet, që diku shihen me një farë frike, për maratonën përkujtimore të vitit 2015 për 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Që tani është e qartë se nga Vollga deri në Elbë do të ketë mosmarrëveshje në lidhje me rolin e Bashkimit Sovjetik në këtë luftë: a ishin ushtarët e Ushtrisë së Kuqe çlirimtarë, apo sollën një shtypje të re? Kjo pyetje është e ngarkuar që tani politikisht dhe emocionalisht shumë më fortë se “1914” mund të jetë ndonjëherë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.