🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.41 ▼0.3%
ARI 5,012 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $72,775 ▲ +2.18% ETH $2,185 ▲ +4.31% XRP $1.4473 ▲ +2.42% SOL $92.1200 ▲ +4.66%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.41 ▼0.3 % ARI 5,012 ▼0.99 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.41 ▼0.3 % ARI 5,012 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Përkujtohet 26 vjetori i “Masakrës së Malishevës”

Sot në Malishevë, është përkujtuar 26 vjetori i “Masakrës së Malishevës”. Në këtë masakër mbetën të vrarë Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu.

Kjo ngjarje, është shënuar me nderime dhe homazhe në vendin e vrasjes dhe në varrezat e të vrarëve.

Përveç familjarëve, nderime dhe homazhe kanë bërë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, të shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, anëtar të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe qytetarë të tjerë.

Më 30 janar të vitit 1990, forcat policore serbe, pa mëshirshëm kanë hapur zjarr mbi popullatën, që në mesditën e asaj date, gjendeshin në Malishevë, dhe me këtë rast janë vrarë Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, si dhe janë plagosur njëmbëdhjetë persona të tjerë, kurse janë rrahur e maltretuar edhe shumë qytetarët të Komunës së Malishevës.

Kjo ngjarje, përveç që njihet si “Masakra e Malishevës”, në historinë e re të Kosovës, njihet edhe si reagimi i parë institucional, pasi udhëheqja e asaj kohe e Komunës së Malishevës, me në krye ish kryetarin Daut Krasniqi, dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Malisheva, patën reaguar ashpër, duke kërkuar përgjegjësi nga organet e atëhershme dhe të cilët publikisht, këtë ngjarje, e cilësuan si krim kundër njerëzimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.