🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 100.63 ▲2.12%
ARI 4,133 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,608 ▼ -1.06% ETH $2,388 ▼ -1.62% XRP $1.2942 ▼ -1% SOL $104.0800 ▼ -0.95%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.63 ▲2.12 % ARI 4,133 ▼0.65 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.63 ▲2.12 % ARI 4,133 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Arte

Përkujtohet poeti kombëtar Naim Frashëri

Poeti, historiani, gazetari, përkthyesi dhe veprimtari i arsimit kombëtar dhe i kulturës, Naim Frashëri, u nda nga jeta më 20 tetor 1900 në Stamboll.

Akademia e Shkencave përkujtoi sot, poetin kombëtar, duke kujtuar krijimtarinë e tij të gjerë, përmes së cilës Naimi i këndoi dashurisë për atdheun, gjuhës shqipe, natyrës, historisë dhe krenarisë kombëtare. Vepra e tij luajti një rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe në zhvillimin e letërsisë shqipe, duke e bërë një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare.

Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit. Në vendlindje mori mësimet e para. Më 1865, familja u shpërngul në Janinë, ku, bashkë me vëllanë më të vogël, Samiun, përfundoi gjimnazin grek “Zosimea”.

Më vonë punoi për disa muaj në Stamboll si nëpunës në zyrën e shtypit, por u prek nga tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për një klimë më të përshtatshme. Pas rikthimit në Shqipëri, punoi si nëpunës në Berat dhe më pas si doganier në Sarandë (1872–1877). Në këtë periudhë shkroi edhe poezitë e para në gjuhën shqipe.

Në Stamboll, Naimi ishte ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, e më pas “Dituria” (1885), ku botoi edhe shumë prej prozave dhe vjershave të tij.

Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku një nga udhëheqësit ishte Abdyl Frashëri, vëllai i tij më i madh si dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Sami Frashëri, Naimi iu përkushtua tërësisht letërsisë dhe çështjes kombëtare shqiptare. Krijimtaria e Naim Frashërit përfshin vepra poetike, tekste shkollore, përkthime dhe botime me karakter historik e edukativ. Ndër veprat e tij janë Ëndërrimet (Tahayyulat), botuar në Kostandinopojë; Bagëti e bujqësija, botuar në Bukuresht më 1886; dhe Luletë e verësë, botuar në Bukuresht më 1890.

Në fushën e arsimit, Naimi dha një kontribut të rëndësishëm përmes teksteve mësimore, ndër të cilat përfshihen “E këndimit çunavet këndonjëtoreja”, pjesa e parë dhe pjesa e dytë; “Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret të para”, si dhe “Vjersha për mësonjëtoret të para”, të botuara në Bukuresht më 1886. Në të njëjtin vit u botua edhe vepra “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.