Kronika

Përmbarimi shtyn ekzekutimin e vendimit për largimin e çadrës së Cirkut

Cirku Kombëtar nuk do jetë më. Pas disa seancash gjyqësore, pronari që ka blerë truallin ka fituar të drejtën për të zhvendosur çadrën e cirkut në Tiranë.

1424092433Untitled-93Madje, Zyra e Përmbarimit pritej të ekzekutonte vendimin për çmontimin e saj dhe për këtë ishin njoftuar dhe drejtuesit e cirkut, të cilët e konsiderojnë të padrejtë një vendim të tillë.

“Zoti Astrit Veliaj i ka fituar gjithë shkallët e gjyqësorit. Realisht i bie që të lirosh këto 409 metra katrorë, duke ulet çadra e cirkut, sepse është pjesë e truallit ku ngrihet kjo arenë prej 1500 metrash katrorë. Çdo veprim që ka lidhje me uljen, ngritjen, lëvizjen, transportit e kësaj çadre është automatikisht veprim që mund të urdhërohet nga Ministria e Kulturës ose nga Kryeministri i Shqipërisë.Kjo punë mund të ndodhë. Unë, menjëherë vura në dijeni Ministrinë e Kulturës me anë të shkresave për çfarë ka ndodhur. Kërkova mbrojtje ligjore, juridike nëpërmjet Zyrës Juridike të Ministrisë”, thotë drejtori i Cirkut, Kujtim Dumi.

Vendimi për çmontimin e çadrës eshte shtyre për një ditë tjetër thonë drejtuesit e cirkut. Por nderkohe ka reaguar edhe Sindikata e Artistëve, e cila i kerkon Ministrise se Kultures te pengoje ekzekutimin e ketij vendimi dhe te mos lejpohet as sot dhe as ne ditet ne vijim.

“Zyra e Përmbarimit nuk erdhi sot, por mund të vijë pas disa ditësh. Ky është problem madhor për ne. Këtu është vendi i punës së artistëve. Duke e spostuar këtë çadër, duke ndërhyrë pronari, kuptohet që rrezikohet vendi i punës së artistëve”, thotë Reshat Ibrahimi, kryetar i Sindikatës së Artistëve.

Drejtues te Cirkut Kombetar dhe te Sindikates i kerkojne Qeverise qe pronari qe ka blere truallin te kompensohet diku tjeter dhe cirku i Tiranes te vijoje aktivitetin ne kete çader, ne kete territor ku eshte ngritur prej vitesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button