Bota
Përmbyset në Filipine barka me 173 pasagjerë, 36 viktima dhe 19 të humbur
Një barkë me 173 pasagjerë është përmbysur në Filipine. Lajmi bëhet i ditur nga CNN.
Sipas televizionit lokal, TV Patrol Central Visayas, të paktën 36 persona kanë humbur jetën, 19 kanë humbur, ndërsa 118 janë të mbijetuarit.
Mendohet se barka është përmbysur për shkak të erës së fortë.
Barka, që ishte 27 metra e gjatë, kishte bërë vetëm 200 metra nga porti i Ormokut kur u përmbys.