☁️
Tiranë 13°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,599 ▲0.66%
DOW 46,458 ▲0.72%
NASDAQ 21,962 ▲0.92%
NAFTA 90.22 ▼2.31%
ARI 4,554 ▲3.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,232 ▲ +2.91% ETH $2,172 ▲ +2.65% XRP $1.4150 ▲ +1.83% SOL $92.1400 ▲ +3.51%
S&P 500 6,599 ▲0.66 % DOW 46,458 ▲0.72 % NASDAQ 21,962 ▲0.92 % NAFTA 90.22 ▼2.31 % ARI 4,554 ▲3.46 % S&P 500 6,599 ▲0.66 % DOW 46,458 ▲0.72 % NASDAQ 21,962 ▲0.92 % NAFTA 90.22 ▼2.31 % ARI 4,554 ▲3.46 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Përmbytjet, Emergjencat: Dëme materiale, në bagëti dhe prodhime bujqësore

Situata ditën e sotme është drejt përmirësimit për shkak të ndërprerjes së reshjeve intensive dhe masave të marra, ndërkohë që problemet për shkak të përmbytjeve në zonën e Kurbinit, Dibrës dhe Mirditës po menaxhohen nga Emergjencat Civile.

Në raportimin mbi ngjarjen, Emergjencat bëjnë të ditur se një person ka humbur jetën aksidentalisht, ndërsa ka pasur dëme në banesa, bagëti dhe prodhime bujqësore.

Në operacionin në zonën e Laçit janë angazhuar 152 punonjës, 30 mjete dhe 10 motobarka. Në Kurbin janë përmbytur 30 banesa në zonën e stadiumit, 20 banesa në lagjen “Demokracia”, si dhe disa banesa në lagjen Sanxhak.

Në oborret e banesave poshtë kanalit të ujrave të larta ka pasur prezencë uji, kurse në tokat bujqësore ka dëme të kulturave bujqësore të stinës.

Në Shullaz dhe në Malbardhë, në Njësinë Administrative Milot, situata ka qënë më e vështirë sepse dalja e ujrave të përroit ka sjellë përmbytjen e rreth 50 banesave.

Në afërsi të autostradës me ndihmën e forcave të policisë janë evakuar 6 familje, më të rrezikuarat.
Në fshatin Delbënisht janë dëmtuar segmente të rrugës kryesore, duke ndërprerë lëvizjen e mjeteve.
Edhe në këtë Njësi Administrative forcat e ushtrisë dhe të policisë janë angazhuar intensivisht për të ndihmuar komunitetin dhe largimin e ujërave nga banesat.

Në të gjithë qarkun e Lezhës hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Në fshatin Lurth, të Mirditës për shkak të reshjeve intensive ka patur dëmtime të banesave, në bagëti dhe në prodhime bujqësore. Janë evakuuar 2 familje, por niveli i ujrave më pas ka rënë. Ndërsa në Dibër, në Komsi, për shkak të reshjeve intensive ka ndodhur një rrëshqitje dheu duke dëmtuar një banesë.

Gjithashtu, në këtë njësi për shkak të daljes së ujrave të përroit nga shtrati ka patur edhe në zonën përreth Uzinës rrezikim të banesave. Bashkia Mat ka evakuuar vetëm 1 familje.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi gjatë gjithë natës dhe sot ka monitoruar situatën e krijuar duke koordinuar veprimet e forcave operacionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.