Bota

Gjykata gjermane nis hetimin ndaj një dege amerikane të Bosch-it pas skandalit “Dieselgate”

Gjykata gjermane nisi sot një hetim të ri që shënjestron furnizuesin e pjesëve të automobilave “Bosch”, ku një degë amerikane është e dyshuar se ka marrë pjesë në mashtrim në lidhje me emetimet e gazrave ndotës të automjeteve dizel “Chrysler’’.

Prokuroria e Shtutgartit (jugperëndim) njoftoi sot se ka nisur një javë më parë një hetim ndaj dy punonjësve të Robert Bosch LLC me dyshimin për bashkëpunim në mashtrim.

Punonjësit e kësaj dege amerikane të grupit me seli në Shtutgart janë të dyshuar për përfshirje në marketingun e bërë në tregun amerikan, që nga viti 2014, automjete me dizel të markës “Chrysler”, të Jeep Grand Cherokee 3 litra dhe të modeleve Pick-up Ram 1500, tek të cilët efiktiviteti i sistemit të kontrollit të emetimeve jashtë testeve të kryera nga autoritetet është ulur pa një justifikimin teknik’’, sqaroi prokuroria në një deklaratë.

Grupi italo-amerikan Fiat-Chrysler (FCA) është objekt i hetimeve në SHBA dhe në Francë. Ai është i akuzuar, njësoj si rasti i kompanisë gjermane Volkswagen ku ky i fundit pranoi faktet në SHBA se ka mashtruar nivelin real të emetimeve me efekte ndotëse të automjeteve dizel gjatë kontrolleve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button